“Stërvitja online nuk është e njëjtë siç bëjmë me ekipin”, Trashi: Gjëja e parë që mendova pas dëmtimit ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 16:47

“Stërvitja online nuk është e njëjtë siç bëjmë me ekipin”, Trashi: Gjëja e parë që mendova pas dëmtimit ishte…

Si shumë njerëz të tjerë edhe futbollistët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi të izoluar për shkak të përhapjes së Koronavirusit.lorenc trashi

Një nga ta është edhe Lorenc Trashi, i cili përveç situatës së Covid-19 është duke kaluar edhe një moment të vështirë për shkak të dëmtimit që pësoi. Në një intervistë të dhënë për “Fan Zone”, Trashi ka folur për momentin, ku thotë se stërvitja nuk është e njëjtë si në fushë edhe online. Gjithashtu mbrojtësi i Partizanit ka treguar se pas dëmtimit ka menduar menjëherë për Kombëtaren.

“Ne futbollistët jemi mësuar të stërvitemi në fushë dhe në palestër. Tani jemi duke u stërvitur online, por mund të them se nuk është e njëjtë. Kombëtarja? Kur ndodhi dëmtimi gjëja e parë që mendova ishte kombëtarja. Isha në një fazë shumë të mirë, pasi po arrija formën e mirë. Pas dëmtimit i thoja familjes e kam humbur. Tani nuk flitet më për futboll, por për një gjë më të madhe. Mungesa ndikoi te Partizani dhe e ardhmja?lorenc trashi

Nuk besoj se ndikoi mungesa ime te ekipi, pasi edhe kur isha unë nuk po bënim ndeshje shumë të mira. Përsa i përket kontratës, çdo gjë do të shihet kur të nisë kampionati. Nuk e di si do zgjidhet pjesa e kontratës.”, u shpreh Trashi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"