Stërvitja nis më 1 korrik, mësohet plani i Egnatias për fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 16:00

Stërvitja nis më 1 korrik, mësohet plani i Egnatias për fazën përgatitore

Në kampin rrogozhinas të gjithë shprehen se Egnatia e elitës do të jetë ndryshe, me tjetër përfaqësim dinjitoz në çdo stadium. Emrat e merkatos janë të shumtë, por pa shumë zyrtarizim si mbrojtësi Ymeraliaj që ka përfunduar çdo procedurë e do të bashkëngjitet me grupin. E gjithë pjesa e atyre që kanë rinovuar do të paraqiten në seancat e para të fazës përgatitore të verës.

egnatia

Nuk përfundon me kaq, pasi do të ketë “surpriza” në këtë merkato pa fund, duke filluar nga porta, mbrojtja, mesfusha e deri në sulm. Me pritshmëritë më të mëdha nga gjithkush deri në realizimin e synimit sezonal të klubit. Zyrtarizimet do të jenë në vazhdimësi e jo shumë të largëta, veçse skuadra solide është thelbi kyç në të gjithë detajet. Pika kyçe mbetet se pas shumë diskutimeve data 1 korrik do të jetë hapi i parë i grumbullimit total te rrogozhinasit.

Më pas, rreth datës 20 korrik e në vazhdim, përgatitjet do të zhvendosen në Ohër të Maqedonisë, ku stafi do të japë ngarkesat e veta sipas planit të detajuar. Pista e përfolur në Ersekë bie poshtë menjëherë, pasi presidenti mendon më të mirën pa shumë diskutim. Dëshirat e merkatos janë të mëdha që Egnatia të jetë e denjë në të gjitha përballjet respektive sipas kalendarit që do të shpaloset.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"