Stërvitja me disa mungesa, Tomori planifikon ndeshje miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 14:45

Stërvitja me disa mungesa, Tomori planifikon ndeshje miqësore

Tomori mbyll pushimet e shkurta. Lojtarët patën mundësi që të qetësohen një javë dhe prej së hënës, ata janë vënë nën urdhrat e stafit teknik.

315434879_646847323633346_6524750489022470078_n

Ka pasur edhe mungesa në fakt, por që të gjitha me arsye. Ariel Dobrës, Ervis Çaço, Klement Boje dhe Dejvid Olaoje do t’i bashkohen me vonë pjesës tjetër të grupit. E megjithatë, kjo nuk e ka penguar ekipin që të marrë ngarkesat e ditës. Dukshëm skuadra karakterizohej nga optimizmi në këtë seancë të parë dhe kjo është rrjedhojë e dy fitoreve të fundit në kampionat, që i larguan edhe prej zonës së ftohtë. Duket se edhe drejtuesit kërkojnë që të mbajnë këtë frymë që përcjell motivimin e nevojshëm, duke mbajtur lart moralin.

Kjo do t’u vlente shumë beratasve për Flamurtarin, që është kundërshtari i radhës në Kategorinë e Parë. Paralelisht me rifillimin e punës, drejtuesit janë vënë në lëvizje për të gjetur një kundërshtar për miqësore. Mendojnë që këtë fundjavë të luajnë të parën, por ende nuk ka një axhendë të qartë.

Këtë e thotë edhe drejtori teknik, Avenir Bejo, për gazetën Panorama Sport: “Kjo periudhë e ndërprerjes së kampionatit, do të jetë e alternuar midis përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore. Është një muaj pushim, ndaj dashur pa dashur do ta trajtojmë si minifazë. Po synojmë që ta nisim që këtë fundjavë me një të tillë dhe për këtë arsye kemi nisur edhe kontaktet me disa skuadra”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"