Stërvitja fillon më 18 maj, stadiumi i klubit të Kategorisë së Parë merr pamje fantastike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 15:53

Stërvitja fillon më 18 maj, stadiumi i klubit të Kategorisë së Parë merr pamje fantastike

Ekipi i Turbinës do të fillojë përgatitjet ditën e hënë për pjesën e mbetur të kampionatit. Me kthimin në Cërrik, lojtarët do të gjejnë një fushë perfekte në stadiumin “Nexhip Trungu”.l

Një tapet i blertë fantastik, i mirëmbajtur nga punëtorët e stadiumit dhe që gjatë kësaj periudhe pa ndeshje ka marrë një pamje të mrekullueshme. Në fakt, cërrikasit e bëjnë stërvitjen në Tiranë, kurse ndeshjet u luajnë në “Nexhip Trungu”.

90641380_218609629452727_4334015364833738752_n

Ky fakt ka ndikuar që fusha të jetë në gjendje kaq të mirë. Nga ana tjetër, Turbina tashmë ka shansin që në ndeshjet e mbetura të sezonit të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Cërrikasit besojnë se do ta fitojnë konkurrencën me Elbasanin dhe Shënkollin.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"