Stërvitja e parë pas Italisë, vetëm 13 lojtarë nën urdhrat e De Biazit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 22:27

Stërvitja e parë pas Italisë, vetëm 13 lojtarë nën urdhrat e De Biazit

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar pasditen e sotme stërvitjen e parë pas kthimit nga Italia. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për miqësoren e 28 marsit në Elbasan ndaj Bosnjës, por nën urdhrat e De Biazit sot kanë qënë vetëm 13 lojtarë.

stervitje de biazi kombetarja

Titullarët e aktivizuar në ndeshjen e djeshme janë lënë pushim, ndërkohë pritet që ndaj Bosnjës të luajnë që nga fillimi pjesa më e madhe e lojtarëve që qëndruan në stol ndaj Italisë.

Në stërvitjen e kombëtares sot ishin të pranishëm edhe dy mesfushorët e grumbulluar për të zëvendësuar Xhakën e Abrashin të larguar, Afrim Taku dhe Keidi Bare. Ndërkohë nën urdhrat e trajnerit të portierëve, Ilir Bozhiqi, u vendos edhe portieri Etrit Berisha, i cili nuk është i grumbulluar për këto ndeshje, por ndodhet pranë skuadrës për të dhënë mbështetjen e tij nga afër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"