Stërvitja e fundit, “modifikohen” korçarët. Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 12:49

Stërvitja e fundit, “modifikohen” korçarët. Ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu kundër Kukësit

Skënderbeu i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës dhe trajneri Daja ka vendosur se çfarë rreshtimi do të mbajë në këtë takim.skenderbeuuu

Duke parë mungesat e Turtullit, Muzakës dhe Ajetit, trajneri bardhekuq është i detyruar që të bëjë disa ndryshime. Kjo, edhe në raport me formën e lojtarëve që janë kthyer pas grumbullimit me Kombëtaren.

Një gjë e tillë sjell ndryshime dhe dilema në kampin bardhekuq, atje ku nga porta do ta nisë Koliçi. Në mbrojtje do të vendosen Meksi në të djathtë dhe Pëllumbi në të majtë, teksa Dita dhe Pollozhani do të sistemohen në qendër.formacioni ske

Në mesin e fushës do të luajë nga minuta e parë Daja me Gripshin e një mes Marës ose Mujës në varësi të zgjedhjes së trajnerit. Disi më të avancuar do të jenë Ndeki dhe Bregu, në mbështetje të Krasiqit në majë të sulmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"