Stërvitja e fundit e Kombëtares në Shqipëri, lajme të mira për trajnerin Panuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 18:43

Stërvitja e fundit e Kombëtares në Shqipëri, lajme të mira për trajnerin Panuçi

Kombëtarja kuqezi zhvilloi stërvitjen e fundit në Shqipëri, përpara nisjes drejt Spanjës. Pas lajmit të keq për dëmtimin e bomberit Sokol Cikalleshi, më në fund një lajm i mirë për trajnerin Kristian Panuçi. Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj do të jenë plotësisht të gatshëm për dy sfidat ndaj Spanjës dhe Italisë.

stervitje-1-658x370

“Gardiani” i portës e ka kaluar plotësisht gjendjen gripale dhe iu bashkua sot pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje. E njëjta gjë edhe për mbrojtësin e djathtë Elseid Hysaj, i cili ishte prekur nga virozat e stinës.

Panuçi u ka kërkuar futbollistëve përqendrim maksimal në stërvitje, duke mos lejuar asnjë shaka apo të qeshur gjatë kohës që ata ishin në fushë. Kombëtarja do të udhëtojë drejt Spanjës të enjte, në orën 10 të paradites me një fluturim direkt nga aeroporti Nënë Tereza.

Në orën 18:15 trajneri Panuçi dhe kapiteni Agolli do të dalin në konferencë për shtyp, ndërsa në orën 18:45, skuadra do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"