Stërviten në të njëjtin vend me Kukësin, por te Partizani marrin vendimin para ndeshjes. Ja si pritet rreshtimi i të kuqve sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 11:23

Stërviten në të njëjtin vend me Kukësin, por te Partizani marrin vendimin para ndeshjes. Ja si pritet rreshtimi i të kuqve sot

Partizani dhe Kukësi nuk kanë shumë për t’i fshehur njëri-tjetrit, pasi shpesh ata përgatiten në të njëjtin vend, këtë sezon në “Football Republic”.

Partizani-Kukesi

Ndaj për të qenë sa më larg kundërshtarit, por edhe për të dhënë direktivat e fundit në fushë me bar natyral, që është një nga kërkesat kryesore të trajnerit Daja, Partizani u zhvendos dje në Elbasan. Në kompleksin “Pepa” të kuqtë morën udhëzimet e fundit nga stafi dhe do të përgatisin skemat për ndeshjen me Kukësin.

Në këtë seancë u vendos edhe për formacionin e mundshëm, ku do të vlerësohet edhe gjendja e Bitrit. Pas përfundimit të përgatitjeve në Elbasan të kuqtë morën rrugën drejt Shkodrës, ku edhe u akomoduan  një natë para ndeshjes me Kukësin, që do të luhet sot, ora 13:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.

kl

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"