Stermasi: 1 mln euro për të eliminuarit, asnjë gjë për medalisten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 14:13

Stermasi: 1 mln euro për të eliminuarit, asnjë gjë për medalisten

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Taulant Stermasi, trajneri i Luiza Gegës, e analizoi me këto fjalë arritjen e atletes shqiptare në Europianin e Holandës: “Luiza ka kohë që është në top listën botërore për rezultatet e saj, por medalja i mungonte. Ajo bëri më në fund kthesën në garën e madhe dhe arriti të fitonte medaljen e shumëpritur”.

545931044

Më tej, Stermasi shtoi: “Gega doli e dyta me lehtësi, por kishte edhe mangësi teknike në kalimin e pengesave. Kjo për shkak se kishim shumë pak kohë në dispozicion për t’u stërvitur me pengesa dhe u vërejtën disa probleme teknike që do t’i përmirësojmë përpara fillimit të Olimpiadës”. Ndër të tjera, trajneri tha: “Nuk është e thjeshtë të qëndrosh në majën e Europës, pasi çdo shtet përgatit atletët e tij dhe ata kanë në dispozicion financa marramendëse.

Luiza dhe unë kemi kohë që luftojmë për të arritur në këto nivele, por të vetëm e kemi shumë të vështirë. Kemi shumë mungesa në infrastrukturë, duke filluar nga mungesa e pistës së tartarit me parametra normalë”.

478091564

Në fund Stermasi tha: “Ndryshe nga kombëtarja shqiptare që u pritën si heronj në Tiranë, për Luizën nuk është bërë asgjë, madje ajo nuk ka vend ku të stërvitet, duke vrapuar në kodrat e liqenit. Të marrësh para nga shteti, duhet të renditesh te pesë të parët, ajo doli e dyta. Po futbollistët ku u renditën?. Shteti dha 1 mln euro për të eliminuarit, por asnjë qindarkë për medalisten”, përfundoi Stermasi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"