“S’të besojmë më”, zbulohen prapaskenat e takimit të nxehtë mes Sampaolit dhe argjentinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 16:43

“S’të besojmë më”, zbulohen prapaskenat e takimit të nxehtë mes Sampaolit dhe argjentinasve

Argjentina bëri një paraqitje aspak dinjitoze këtë Botëror, dhe tashmë vijojnë të dalin prapaskena të situatës së nxehtë që po kalonin amerikano-latinët në Rusi. Ariel Senosian, një gazetar argjentinas për TyC Sports, tregon se situata ishte kritike.

sampaoli

Ishin lojtarët që kërkuan një takim pas humbjes turpëruese 3-0 me Kroacinë me trajnerin Sampaoli, dhe me dy ndihmësit e tij, Sebastian Bekaçeke dhe Lionel Skaloni. Lojtarët donin t’i bënin me dije se nuk kishin më besim tek ai.

“Ne nuk e kuptojmë më se çfarë na thua, nuk kemi besim më tek ti. Duam një opinion?” – ishin fjalët e lojtarëve, ndërsa Sampaoli mësohet se i është përgjigjur: “Për çfarë doni opinionin tim?”

Përgjigja e lojtarëve ka qenë e thjeshtë. “Duam një sqarim për gjithçka.” Ndërkohë, ka qenë Mesi ai që i ka thënë Sampaolit: “Më ke pyetur 10 herë se kë lojtarë dua të rreshtosh dhe cilët jo, dhe unë nuk të kam dhënë një emër.”

Edhe presidenti i Federatës, Klaudio Tapia, duke parë këtë situatë të pazakontë, mësohet se i ka thënë trajnerin argjentinas vetëm tri fjalë: “Duhet të japësh dorëheqjen.” Gjithsesi, nga ky takim nuk erdhi konsensus dhe trajneri vendosi të vazhdonte. Sidoqoftë, një prej asistentëve të tij, Sebastain Bekaçeke, kishte kërkuar të dorëhiqej, por u frenua nga vetë Sampaoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"