Stazh 1 javor, Orges Shehi merr ftesë nga klubi që militon në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 22:12

Stazh 1 javor, Orges Shehi merr ftesë nga klubi që militon në Champions

Ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi është duke kryer një stazh 1-vjavor në Çeki, te skuadra e Slavias së Pragës, që është dhe pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

Shehi

Kampionët çekë bëjnë pjesë në Grupin F së bashku me Dortmundin, Barcelonën dhe Interin, teksa këtyre të fundit arritën t’i merrnin një pikë tepër të çmuar në transfertë, falë golit të Piter Olainkës, i cili ka pritur ish-shokun e skuadrës te Skënderbeun, në këtë trajnim 1-javor, që do të vlejë së tepërmi Shehit, në formimin e tij si trajner.

Orges Shehi

Ka qenë vetë klubi çek që ka ftuar ish-portierin legjendar, për të qenë pranë ekipet dhe për të ndjekur nga afër përgatitjet për një javë. Shehi ka gjetur mikëpritjen e ngrohtë të trajnerit të Slavias, Jindriç Trpisovski, i cili i ka hapur derën durrsakut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"