Stavri Nica largohet nga Laçi, bardhezinjtë sot nën drejtimin e trajnerit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 11:02

Stavri Nica largohet nga Laçi, bardhezinjtë sot nën drejtimin e trajnerit të ri

Stavri Nica nuk do të jetë më trajner i Laçit. Tekniku durrsak bëhet i pari i këtij sezoni në Kategorinë Superiore që largohet nga drejtimi i skuadrës.

nica

Pas ndeshjes së javës së tretë të humbur në transfertë 3-0 përballë Kukësit, ai njoftoi se do të rishikonte pozicionin e tij në krye të kurbinasve dhe tashmë ka marrë vendimin përfundimtar duke u dorëhequr.

Mezani Flamurtari stervitje 2017

Nga dita e sotme, Laçi do të drejtohet nga trajneri i ri, vlonjati Gentian Mezani. Ish-trajneri i Flamurtarit do të drejtojë skuadrën në stërvitjen e sotme për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Sopotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"