Stavri Nica: Duam përforcime, presim disa brazilianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2019 | 15:53

Stavri Nica: Duam përforcime, presim disa brazilianë

Presidenti i ekipit, njëkohësisht edhe kryebashkiak i Bilishtit, Edi Duro, i ka lënë dorë të lirë trajnerit Nica për të ndërtuar Devollin e sezonit të ri.

Nica

Po punohet fort në merkato, ku synohet afrimi i katër futbollistëve, por tekniku durrsak shprehet se duhet të jetë shumë i kujdesshëm në këtë drejtim.

“Duhet kujdes me lojtarët që vijnë në merkato, sepse mbaj përgjegjësi direkt në rast dështimi. Jemi në negociata me disa menaxherë për afrimin e këtyre futbollistëve si nga tregu vendës, ashtu edhe nga tregu i huaj. Mund të na vijnë tre futbollistë nga Brazili, që presim t’i kemi në ekip në fundjavë. Na duhen përforcime në sulm për të pasur ekipin që duam. Devolli do të jetë një ‘kockë e fortë’ në kampionat”, theksoi trajneri Nica.

Thanas Ceva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"