Statistikë e veçantë e Ranierit, i ka provuar të gjithë derbit në Itali dhe nuk ka humbur asnjë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 19:22

Bota FB Seria A Të fundit

Statistikë e veçantë e Ranierit, i ka provuar të gjithë derbit në Itali dhe nuk ka humbur asnjë

Sampdoria mposhti me rezultatin 1-0 Xhenoan ditën e djeshme, duke u bërë ata fituesit e derbit ditën e djeshme.ranieridr19

Një fitore kjo e veçantë edhe për trajnerin Klaudio Ranieri, i cili nuk e njeh shijen e humbjes në një derbi. Trajneri në fjalë i ka provuar të gjithë ndeshjet deri në Itali, duke filluar nga ai i Milanos, Torinos, Romës dhe së fundmi i Xhenovës. Një statistikë e veçantë dhe interesante në të njëjtën kohë, tregon se Ranieri nuk njeh humbje në asnjë derbi, ku ai ka pasur drejtimin e një skuadre.img (1)

Tekniku 68-vjeçar ka zhvilluar plot 10 ndeshje derbi në Itali, ku ka grumbulluar 9 fitore dhe vetëm 1 humbje. 3 herë e ka drejtuar Juventusin në derbi ndaj Torinos, me të cilët ka edhe barazimin e vetëm 0-0, në ndeshjet e tjera ka drejtuar 4 herë Romën ndaj Lacios, 2 herë e ka drejtuar Interin ndaj Milanit, dhe së fundmi Sampdorian ndaj Xhenoas.

Një statistikë kjo shumë e veçantë, nëpërjmet të cilës Ranieri mund të quhet edhe si mjeshtër i ndeshjeve derbi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com