Statistikat/ Vetëm 28 pikë në 14 javët e para, Reali më i dobët i dekadës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 10:50

Statistikat/ Vetëm 28 pikë në 14 javët e para, Reali më i dobët i dekadës

R ealit të Madridit nuk i dalin llog aritë. Pas javës së 14-të të kampionatit spanjoll, skuadra e Zinedin Zidanit ka vetëm 27 pikë dhe ka arritur të sigurojë 57% të fitoreve: 7 triumfe, 4 barazime dhe 2 humbje. Në total 28 pikë, që e mbajnë skuadrën në vendin e katërt të kampionatit. Kundër Bilbaos, “galaktikët” humbën një shans të artë për të shkurtuar diferencën me Barcelonën dhe për t’i bërë presion për titullin.

Real Madrid 17/18 Betis 17/18

Për të gjetur një ecuri më të dobët se ky te Reali i ditëve të sotme duhet të kthehemi shumë pas në kohë. Në sezonin 2008-2009 skuadra drejtohej nga Shuster dhe në të njëjtën javë kishte arritur të grumbullonte vetëm 26 pikë.

Ai u shkarkua nga drejtimi i Realit. Me një ecuri të tillë, duket se titulli kampion është diçka e vështirë. Sa herë që Reali e ka nisur kampionatin keq, nuk ka arritur kurrë të triumfojë dhe të marrë vendin e parë.

Capture

RROTACION – Por, nuk është vetëm çështje pikësh. Realit i mungojnë golat, i mungon loja e mirë, kundërsulmet vrasëse dhe kombinimet e bëra një vit më parë. Çështje, të cilat sjellin edhe mungesën e pikëve në kampionat. Reali vazhdon të jetë ekipi kampion në fuqi në Spanjë dhe në Europë, por duket si nata me ditën, kur e krahason me atë të një viti më parë.

zidan

Duket se skuadra nuk ka stolin e duhur dhe zëvendësimet për të përmbysur ndeshjet që shkojnë keq. Zinedin Zidan nuk u beson atyre që ka në stolin e rezervave dhe kjo shihet qartazi nga statistikat.

Në katër ndeshjet e këtij sezoni, ai nuk i ka kryer të gjitha zëvendësimet dhe ka tentuar të marrë rezultate vetëm me 2 lëvizje. Për më tepër, zëvendësimet i bën shumë vonë. Kjo do të thotë se nuk ka besim te lojtarët që mban në stol.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"