Statistikat/ Triumfi ndaj Kazakistanit, ja cili futbollist i Kombëtares mori vlerësimin më të lartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:54

Statistikat/ Triumfi ndaj Kazakistanit, ja cili futbollist i Kombëtares mori vlerësimin më të lartë

Shqipëria triumfi ndaj Kazakistanit me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e Edi Rejës bindën në lojën e tyre, ndryshe nga sfidat e fundit, ku rezultatet dhe paraqitja nuk kanë qenë fortë pozitive.

Shqiperia festa e golit

Për sa i përket futbollistit më të vlerësuar, sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ai është Rei Manaj. Sulmusi lushnjar i cili realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, u vlerësua me notën 8.2.

VLERËSIMI SIPAS “SOFA SCORE” PËRGATITUR EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” 

Rei Manaj

Nga 6 gjuajtje në total, Manaj shenjëstroi 5 herë portën, teksa u tregua 100% i saktë në driblime.

Ndërkohë në statistikat e përgjithshme, Kombëtarja e Shqipërisë u vlerësua me notën 7.03, duke qenë superiore duke filluar si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në pasimet e sakta, apo edhe goditjet drejt portës.

STATISTIKAT DHE VLERËSIMET SIPAS “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT” 

STATISTIKAT

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"