Statistikat/ Tirana superiore, zbuloni sa gola ka pësuar Dinamo në derbet ndaj bardhebluve këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 19:48

Statistikat/ Tirana superiore, zbuloni sa gola ka pësuar Dinamo në derbet ndaj bardhebluve këtë sezon

Shtatë gola ka pësuar Dinamo nga Tirana në 4 ndeshje të luajtura deri tani për këtë sezon. Pesë herë blutë janë ndëshkuar në kampionat, ku janë mundur 4-0 dhe 0-1, ndërsa 2 golat e tjerë i kanë pësuar në ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ku kualifikimi u arrit me penallti.

Dinamo TIrana

Skuadra e Shkëmbit ka shënuar vetëm 2 herë në portën e Tiranës në 4 ndeshje. Kujtojmë se dy skuadrat do të luajnë edhe dy herë mes tyre, këtë radhë në kampionat. Dukshëm është përpara ekipi bardheblu që ka fituar tri nga katër ndeshjet, por Dinamo u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"