STATISTIKAT/ Tirana, nëntë javë në Kategorinë Superiore me hap mbijetese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 17:33

STATISTIKAT/ Tirana, nëntë javë në Kategorinë Superiore me hap mbijetese

Në katër javët e para Tirana ishte një nga skuadrat që kishte grumbulluar më shumë pikë nga skuadrat e Superiores. Më saktë, Mema dhe Tirana e tij kishin futur në xhep 10 pikë, duke qenë ekipi i pamundur dhe duke marrë tri fitore dhe një barazim me Teutën. 

tiranaaa

Që në sfidën me Kukësin, skuadra u shkërmoq dhe në nëntë takime, ose një fazë të plotë Tirana është si mos më keq. Ka grumbulluar vetëm nëntë pikë. Ka fituar dy ndeshje, barazuar tri sfida dhe humbur katër takime. Në total janë nëntë pikë. Një hap i tmerrshëm, duke llogaritur që në katër javët e para fitonte 2.5 pikë për takim, ndërsa në një fazë të plotë vetëm 1 pikë për ndeshje.

Shkurt, Tirana e një faze të plotë lëviz me hapin e skuadrës që mund të bjerë nga kategoria. Më keq se Tirana këto nëntë javë kanë bërë Flamurtari dhe Luftëtari që kanë marrë nga pesë pikë. Bardheblutë kanë shënuar 12 gola, por kanë pësuar 13 gola të tjerë, ndërsa në total golavarazhi është 20-19. Kanë qenë nëntë ndeshje të frikshme ku bardheblutë edhe pse kanë shënuar, kanë pësuar me shumicë.

Ndeshjet e Tiranes

Me këtë ritëm, pra një pikë për ndeshje Tirana nuk shkon më shumë se 42 pikë në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, por dy sezonet e fundit në Superiore, bardheblutë një herë kanë rënë një kategori më poshtë dhe vjet shpëtuan tri javë nga fundi. Pozitive për Tiranën është se në ndryshim nga sezoni i shkuar, Tirana në javën e 13- të ka 9 pikë më shumë se 10 të kampionatit 2018-2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"