Statistikat te Tirana/ Faza e katërt, bardheblutë gjithnjë grumbullojnë mbi… 14 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 14:22

Statistikat te Tirana/ Faza e katërt, bardheblutë gjithnjë grumbullojnë mbi… 14 pikë

Statistikat ndonjëherë janë shumë të qarta. Kështu, te Tirana në fazën e katërt grumbullojnë mesatarisht 14.4 pikë në 9 javë. Janë shifrat që tregojnë se bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se 20 pikë dhe më pak se nëntë në nëntë takimet e fundit të Superiores. Në sezonin kampion bardheblutë kanë grumbulluar 14 pikë në kampionat, madje tri më pak se sezoni kur Tirana rrezikonte Superioren. Sezoni 2016-2017 dhe ai 2015- 2016 kanë qenë një njollë e zezë.

Tirana festa5

Nëntë pikë në nëntë javë grumbulloi Josa me Tiranën që ra nga kategoria, në kampionatin paraardhës. Në pesë sezonet e fundit të marra në analizë, Tirana grumbulloi 20 pikë në sezonin 2014-2015, duke shkëlqyer në nëntë sfidat e fundit në Superiore. Me llogari, bardheblutë grumbullojnë të paktën 14.4 pikë mesatarisht në nëntë javë. Nëse do të përsërisin sezonin e shkuar, zor se 14 pikët do t’i çonin në Europë.

Gjithsesi, Tirana është e bindur që mund të marrë më shumë se 14 pikët e kampionatit të fundit. Aktualisht, bardheblutë kanë 42 pikë dhe janë pesë pikë larg Europës. Për shënim, në tri kampionatet e fundit, Tirana nuk ka dalë mirë me Kukësin në ndeshjen e fazës së katërt të kampionatit. Vjet bardheblutë u mundën 1-2 në “Selman Stërmasi”. Në 2019-ën 0-2, në kampionatin që bardheblutë ranë nga kategoria, verilindorët fituan 4-1, ndërsa në maj 2016 mundën kampionët aktualë 2-1. Pra, në katër sfidat e fundit të fazës së katërt, bardheblutë janë mundur çdo herë.

kl

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"