Statistikat speciale/ Tirana dominon derbin, por me tre ish-ët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 18:10

Statistikat speciale/ Tirana dominon derbin, por me tre ish-ët e Partizanit

Tirana ka pesë takime që nuk humbet në derbi, por falë një kombinimi të çuditshëm që ka lidhje me Partizanin. Kështu, tre anëtarë të stafit të Tiranës kanë qenë pjesë e të kuqve më parë. Thjesht janë pak “partizanas”. Si fillim Orges Shehi, i cili ka luajtur nga 2006-ta deri në 2009-ën, ka luajtur me Partizanin 150 ndeshje, duke qenë edhe kapiten i skuadrës. Edhe ndihmësi i Shehit, Artan Karapici ka qenë pjesë e të kuqve.

Shehi

Karapici ka luajtur nga 2006-2010, duke shënuar mbi 15 gola. Edhe Tani ka qenë lideri i skuadrës së kuqe. Nuk ka mbaruar drejtori Tefik Osmani. Për ata që nuk e dinë, Tefiku në sezonin 2007- 2008 ka luajtur me të kuqtë 31 ndeshje, duke shënuar tre gola. Pra Osmani ka qenë si fillim pjesë e Partizanit dhe më pas kaloi te Tirana. Pra treshja është prodhim i kuq, para se të preknin bardheblutë.

Një koincidencë për skuadrën e Tiranës që me Shehin nuk mundet prej pesë ndeshjesh rresht. Orges Shehi erdhi në krye të Tiranës më 27 janar 2021. Kanë kaluar më shumë se një vit e tetë muaj dhe Shehi është trajneri më jetëgjatë i epokës “Halili”. Për statistikë, Shehi në sfidën me Partizanin shënon ndeshjen e 70-të si trajneri i bardhebluve.

Partizani ishet

Me Teutën ishte ndeshja e 69-të. Në këto një vite e tetë muaj, Shehi ka grumbulluar 38 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. Golavarazhi është 120:62, duke fituar një titull kampion me Tiranën. Në Superiore janë 61 ndeshje, 119 pikë të grumbulluara dhe një mesatare prej 1,95 pikësh. Shehi gjithashtu ka thyer rekordin e Maganit për jetëgjatësinë në stol dhe shumë shpejt do të kalojë 610 ditët në krye të bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"