STATISTIKAT/ Skuadra e Gegës bën ligjin, por rekordin e ka… Starova. Shifrat e 13 javëve të para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 19:17

STATISTIKAT/ Skuadra e Gegës bën ligjin, por rekordin e ka… Starova. Shifrat e 13 javëve të para

Në përfundim të 13 javëve të luajtura në edicionin e 80-të të Kategorisë Superiore, Partizani e shikon veten në vendin e parë me 31 pikë. Skuadra e trajnerit Gega udhëheq kampionatit me dy pikë diferencë nga Skënderbeu. Duke u bazuar te ndryshimet që ndodhën në verë në ekip, ku nuk pati afrime të bujshme, askush nuk e kishte menduar se nën drejtimin e Gegës të kuqtë do të kishin këtë ecuri.

partizani

Madje, edhe vete trajneri Gega, që sot mbush 55 vjeç, me sinqeritet e ka pranuar se nuk e kishte menduar që Partizani do të ishte i pari në këtë pikë të sezonit. Në 13 javë e kujtuara, të kuqtë kanë grumbulluar 31 pikë, me 10 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje që ia ka shkaktuar Skënderbeu. 15 janë golat e shënuar dhe 5 të pësuarit. Në krahasim me edicionin e shkuar, ecuria e Partizanit është si nata me ditën, ku vjet, ndonëse bënë merkato të bujshme dhe shpenzime kolosale, në 13 javë kishin 17 pikë, me 5 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Golavarazhi 10-9. Me një start pa bujë të kuqtë erdhën duke e rritur rendimentin dhe me meritë të besuarit e trajnerit Gega kryesojnë Superiore.

partizani staroves

SEZONI MË REZULTATIV- Partizani i sezonit 2015-2016 deri në këtë pikë ku ndodhet kampionati, java 13, ka pasur një marsh më shumë. Në këtë edicion të kuqtë nën drejtimin e Sulejman Starovës kishin grumbulluar 35 pikë në 13 javë dhe kryesonin. Bilanci i skuadrës së këtij sezoni ishte, 11 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje, ndërsa golavarazhi ishte 20-8, ku Xhevahir Sukaj ishte golashënuesi më i mirë me 8 gola.

MBROJTJA MË E MIRË- Skuadra aktuale ka shënuar pesë gola në 13 javë, po aq sa Partizani i sezonit 2014-2015, që drejtohej nga Shpëtim Duro. Por mbrojtja më e mirë e Partizanit në 13 javë mbetet skuadra e edicionit 2016-2017, që kishte pësuar vetëm 3 gola. Ky kampionat nisi me trajnerin Adolfo Sormani, që u largua pas javës së pestë dhe më pas drejtimin e mori Starova. Ky ekip në 13 javë kishte grumbulluar 24 pikë, me 6 fitore, 6 barazime dhe 1 humbje, golavarazh 13-3.

Ky është edicioni i gjashtë i Partizanit të epokës “Demi” në Superiore. Në sezonin e rikthimit në elitë, 2013-2014, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika në 13 ndeshjet e para të kuqtë kishin 23 pikë, 7 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, golavarazh 13-10. Ndërsa në kampionatin pasardhës, 2014- 2015, nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, në 13 javë kishin 27 pikë, 8 fitore, 3 barazime, 2 humbje dhe golavarazh 12-5.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"