STATISTIKAT/ Shifrat flasin për Kukësin, ja krahasimi me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 12:35

STATISTIKAT/ Shifrat flasin për Kukësin, ja krahasimi me Partizanin

Kukësi është një nga skuadrat që ka bërë paraqitjet me pozitive deri tani në kampionat, kryesisht për futbollin e treguar. Sipas statistikave të publikuara nga FSHF-ja, verilindorët dominuan në lojë edhe në përballjen e kësaj fundjave me Partizanin, në të cilën u ndalën në barazim 1-1.

ks

Përqindja e mbajtjes së topit shihet si një faktor kyç në lojën që praktikon tekniku Diego Longo, i cili i mëshon shumë faktit që topi duhet të jetë në këmbët e tyre dhe aksionet të nisin nga portieri Tafas. Edhe ndaj të kuqve, verilindorët e mbajtën topin 56 për qind, kundrejt 44 të të kuqve.

Sakaq, edhe sa i përket sulmeve të rrezikshme përgjatë 90-të minutave, ishin sërish të besuarit e Longos më kërkues, me 89 përkundrejt 64 të kundërshtarit, ndërsa sulmet në total ishin 155 përkundrejt 100, gjithnjë në favor të Kukësit.

Gjithsesi, sipas statistikave, Partizani tregoi më shumë cinizëm në finalizim, sepse e goditi portën 11 herë, tri prej të cilave në kuadrat, ndërsa Kukësi e goditi shtatë herë, ku tri prej të cilave ishin gjithashtu në kuadrat.

Gjithsesi, në fund ai që ka rëndësi është rezultati, por fakti që verilindorët janë një ekip që prodhojnë lojë jep besim për vazhdimësinë në kampionat, me Longon që ka ditur shumë shpejt të zhvillojë filozofinë e tij në skuadër, edhe pse jo çdo gjë shkon në perfeksion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"