Statistikat Serbi-Zvicër/ Përmbysja e parë e Botërorit, Shaqiri shumë pranë rekordit historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 10:30

Statistikat Serbi-Zvicër/ Përmbysja e parë e Botërorit, Shaqiri shumë pranë rekordit historik

* Aleksandar Mitroviç është përfshirë drejtpërdrejt në 15 nga 15 golat e fundit për Serbinë (13 rrjeta, 2 asiste)

* Zvicra është skuadra e parë që fiton në këtë Botëror, pasi kalon në disavantazh. Gjithashtu, helvetët barazuan ndaj Brazilit duke pësuar të parët (në ndeshjen hapëse të grupit).

Xhaka goli

* Nga 10 golat e shënuar nga Xhaka për Zvicrën, 5 prej tyre janë nisur nga jashtë zonës.

* Xherdan Shaqiri është përfshirë drejtpërdrejt në 5 golat e fundit “Botërorë” të Zvicrës: tripletë në fitoren 3-0 në grupe ndaj Hondurasit (në 2014-ën), asist për Zyberin në ndeshjen e parë të turneut aktual dhe rrjetën e djeshme. – Vetëm Josef Hugi (6 gola) ka shënuar më shumë në një Kupë Bote për Zvicrën se Shaqiri (4).

2592

* Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (në edicionet 2014 dhe ky aktuali) janë lojtari i tretë dhe i katërt zviceran që shënon në më shumë se një Botëror, pas Andre Abeglen (1934 dhe 1938) dhe Xheki Faton (1950 dhe 1954).

* Serbi-Zvicër ishte ndeshja e 26-të e këtij Botërori: asnjë nga skuadrat, përveç kombëtares serbe, nuk ka humbur, pasi ka shënuar e para. Helvetët, pra, janë përfaqësuesja e parë që përmbys një rezultat në “Rusi 2018”.

* Stefan Lihtshtajner zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e nëntë në një Botëror: një rekord për Zvicrën. Mbrojtësi kaloi primatin e vendosur më parë nga Çharls Antenen (1950-1962).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"