STATISTIKAT/ “Sasuolo dhe kuqezinjtë”, duel për të dalë nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 8:38

STATISTIKAT/ “Sasuolo dhe kuqezinjtë”, duel për të dalë nga kriza

Milani ka mbetur i pamposhtur në dy ndeshjet e fundit kundër Sauolos në Serinë A (1F, 1B) pa pësuar gol. Kuqezinjtë nuk kanë arritur asnjëherë tri ndeshje pa pësuar radhazi në Serinë A ndaj këtij rivali.

milan sasuolo

– Pas barazimit 0-0 më 30 gusht, Milani dhe Sasuolo mund të barazojnë dy ndeshje radhazi për herë të parë në Serinë A.

– Sasuolo ka fituar të dy ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Milanit në kampionat, vetëm kundër Veronës (katër) dhe SPAL (tre) zigjelbërit kanë një seri më të gjatë në transfertë në Serinë A.

– Ekipi i Stefano Piolit nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat (2B, 3H): kuqezinjtë nuk kanë kaluar pa sukses për gjashtë ndeshje radhazi, që nga prilli 2018, kur në stol ishte Xhenaro Gatuzo.

– Sasuolo ka regjistruar dy barazime dhe gjashtë humbje në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit: vetëm një herë ata kanë kaluar nëntë ndeshje radhazi pa fituar, midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 me Iakinin në stol.

– Që kur e stërvit Alesio Dionizi (2021-22) Sasuolo ka humbur 34 pikë nga një situatë avantazhi në Serinë A – përfshirë edhe në ndeshjen e fundit me Monzën; në këtë periudhë vetëm Verona (44) dhe Bolonja (39) kanë bërë më keq.

– “Djalli” ka shënuar katër nga shtatë golat e fundit në shtëpi në Serinë A në 15 minutat e fundit të lojës. Asnjë nga 15 golat e parë të kuqezinjve në shtëpi këtë sezon të Serisë A nuk kishte ardhur nga minuta e 70-të e më pas.

– Olivie Zhiru, autor i një dopiete kundër Sasuolos në ndeshjen që dekretoi titullin me kuqezinjtë më 22 maj, nuk shënon prej pesë paraqitjesh në kampionat (410 minuta). Francezi nuk ka pasur kurrë një seri më të gjatë pa shënuar.

– Milani është viktima e preferuar e Domeniko Berardit në Serinë A (10 gola) dhe skuadra kundër së cilës ai ka marrë pjesë në më shumë gola (14, falë edhe katër asisteve); megjithatë, 11 nga këto 14 janë midis 2013-’14-ës dhe 2015-’16-ës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"