Statistikat/ Salah “kryqëzohet” padrejtësisht, është i njëjti i sezonit të shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 16:17

Statistikat/ Salah “kryqëzohet” padrejtësisht, është i njëjti i sezonit të shkuar

Të shumtë janë tifozët e Liverpulit që po e akuzojnë Mohamed Salahun për startin e një sezoni të dobët në “Anfield Road”. Por, ashtu si ajo pamje që e tregonte sulmuesin të përplaste shishen në stol i zemëruar pas golit të Firminos ndaj PSG-së mund të jetë mashtruese, të tilla mund të jenë edhe perceptimet. Sepse sipas statistikave të “Opta”-s, egjiptiani nuk është aq shumë larg shifrave të sezonit të shkuar sa mund të kemi menduar.

salah

Sezonin e shkuar rekordmeni shënoi 32 gola në Premier Ligë (0.99 për 90 minuta). Ndërsa, dy golat e tij të deritanishëm janë shënuar mesatarisht 0.42 për ndeshje. Duhet përmendur në fakt se Salah shënoi vetëm tri herë në katër ndeshjet e tij të para në Premier Ligë sezonin 2017/ 18 dhe 4 herë në 8 të parat. Ndërkohë që nuk është aspak larg pritshmërive të këtij sezoni (0.71) krahasuar me 0.75 gola që shënoi gjatë sezonit të fundit.

“Opta” thotë se golat e pritur prej tij pas 5 javëve të para ishin 3.38. Dhe po të mos kishte shpërdoruar atë shans të thjeshtë në ndeshjen kundër Leiçesterit, atëherë ai do të ishte në kuotën e 3 golave. Vetëm Aguero (25 herë) ka tentuar më shumë të godasë kuadratin sesa Salah (23 herë). Ndërkohë që Mitroviç i Fulhamit është i vetmi lojtar që ka më shumë goditje në portë (10) sesa Momo (9).

Salah

Dhe në fakt, Salah nuk është i vetmi te Liverpuli që është fajtor për shpërdorimin e rasteve. Edhe pse asistet e tij për ndeshje janë 0.21 deri tani, krahasuar me 0.31 sezonin e shkuar, ai është duke krijuar faktikisht më shumë shanse për shokët e skuadrës: 3.36 për 90 minuta në 2018/19 krahasuar me 1.91 në 2017/18. Vetëm David Silva i Mançester Sitit ka krijuar më shumë shanse (16). Nga ana tjetër, shifrat e 26-vjeçarit për numrin e pasimeve të sakta për ndeshje dhe ato të sakta në 1/3-at finale të fushës janë më të ulëta, por është rritur përqindja e topave të fituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"