Statistikat, rikthehet Lushnja “e artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2017 | 11:54

Statistikat, rikthehet Lushnja “e artë”

Dy gola, dy shtylla dhe tri pikë. Lushnja shfrytëzon momentin e mirë dhe fiton derbin me Apoloninë në “Loni Papuçiu”. Skuadra e teknikut Artan Bano vijon të fitojë pambarimisht dhe të thyejë çdo rekord.

41 pikë nga 51 të mundshmet, në 17 ndeshje të luajtura deri më tani. Një mesatare rekord me 2.4 pikë për ndeshje. 10 muaj kalendarikë pa humbur. 12 fitore dhe 5 barazime për këtë kampionat. Fitore pas 44 vjetësh në derbin me Apoloninë, në Fier.

Lushnja feston

Klejdis Branica, autor i gjashtë golave këtë sezon, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” shprehet: “Ne ishim shprehur të bindur për ta fituar ndeshjen ndaj Apolonisë. E kemi dominuar lojën dhe e kemi merituar fitoren. Lushnja ka qenë superiore ndaj një kundërshtari që nuk na vuri asnjëherë në vështirësi. Jam shumë i kënaqur që shënova në këtë ndeshje që ishte shumë e rëndësishme për Lushnjën”.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"