Statistikat për Derbin, Partizani – Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2014 | 19:13

Statistikat për Derbin, Partizani – Tirana

Partizani-Tirana, Mazrekaj ne aksionNdeshjet – 139 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në të gjitha kompeticionet: kupë dhe kampionat. Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 54 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 43 fitore. 42 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Golavarazhi – 197 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 159 të bardhebluve. Golin e fundit në derbi e ka shënuar Mario Morina për Tiranën dhe Nderim Nexhipi, në përballjen e 22 marsit 2014.

Diferenca – 6 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave nuk kanë prodhuar shumë gola: 26/09/12 Partizani-Tirana 1-2 (kupë); 03/10/12 Tirana-Partizani 1-0 (kupë); 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/2014 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat).

“Ish”-ët – Pesë lojtarë kishin statusin e “ish”-ëve në derbin e fundit. Erando Karabeci, Elis Bakaj, Renato Hyshmeri, Renaldo Kalari kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te Tirana ka luajtur edhe Endri Vrapi. Tek “ish”-ët hyn edhe trajneri Gugash Magani i Tiranës, i cili ka qenë futbollist i të kuqve. Edhe drejtori i përgjithshëm i “demave”, Sulejman Starova, është një “ish”, pasi ka drejtuar edhe bardheblutë.

Historia – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Rezultati – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 27 herë në 41 barazime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"