STATISTIKAT/ Nga golashënuesi deri tek skuadra më e saktë në pasime, ja pikantet pas mbarimit të fazës së grupeve në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2021 | 13:42

STATISTIKAT/ Nga golashënuesi deri tek skuadra më e saktë në pasime, ja pikantet pas mbarimit të fazës së grupeve në Europian

Mbrëmjen e djeshme u mbyll faza e grupeve të Kampionatit Europian duke u përcaktuar dhe çiftet e ndeshjeve për fazën e 1/8-ve.

euro

Ishte një fazë mjaft aktive me shumë gola të shënuar dhe me disa rekorde të arritura. Më poshtë do të rendisim disa nga statistikat më pikante të Europianit deri më tani.

Sasia e golave: Në 36 ndeshje janë shënuar gjithsej 94 gola që i bie një gol për çdo 34 minuta ose me një mesatare 2.62 gola për ndeshje.

Holanda ka sulmin më të mirë me 8 gola të realizuar, Spanja ka zotërimin më të lartë të topit me 68,7%, Gjermania ka saktësinë më të madhe të pasimeve me 89,7%, Danimarka ka krijuar më shumë shanse për gol, plot 61, ndërsa Hollanda ka më shumë topa të rikuperuar plot 155.

Dy skuadra e kanë mbajtur deri tani rrjetën të paprekur, Italia dhe Anglia.

Golashënuesi: Listën e kryeson Kristiano Ronaldo me 5 realizime, ndërsa asistuesit më të mirë janë Heiberg i Danimarkës dhe Zuber i Zvicrës me nga 3 asiste secili.

Shpejtësia maksimale 33.8 km/h është vendosur nga mbrojtësi italian, Leonardo Spinacola, ndërsa sasinë më të madhe të kilometrave në fushë e ka përshkruar Aleksandër Golovin i  Rusisë me 36 kilometra në 3 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"