STATISTIKAT/ Nga derbi në derbi, ja situata e Tiranës dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 21:48

STATISTIKAT/ Nga derbi në derbi, ja situata e Tiranës dhe Partizanit

Tirana dhe Partizani do të luajnë të premten sfidën e radhës në kampionat. Ashtu si edhe ndeshjen e dytë, skuadrat vijnë me kushte të njëjta, por me tablo të përmbysur. Nëse të kuqtë atë sfidë ishin të parët me 25 pikë në 14 javë, Tirana ishte e teta me 19 pikë.ngo tirana partizani

Diferenca ishte gjashtë pikë. Edhe te golat, ndonëse bardheblutë kishin shënuar më shumë, ata kishin pësuar po aq shumë, sepse golavarazhi ishte 21-17 për Tiranën dhe 17-10 për Partizanin. Tirana ishte në greminë dhe Partizani si “pasha”.

Në sfidën e javës së 24-t, bardheblutë tani e kanë kthyer situatën. Janë të parët me 44 pikë, ndërsa të kuqtë me 38 pikë. Në nëntë javët e fundit Tirana ka marrë tetë fitore dhe një barazim, duke shënuar 19 gola dhe pësuar shtatë.

Partizani është shumë më keq, sepse në nëntë javët e fundit ka grumbulluar 13 pikë, me katër fitore, një barazim dhe katër humbje. Një situatë e përmbysur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"