Statistikat në Champions, Ansi Agolli vrapon më shumë se Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 19:37

Statistikat në Champions, Ansi Agolli vrapon më shumë se Mesi

Paraqitjet e shqiptarëve në Ligën e Kampionëve deri më tani mund të konsiderohen më shumë sesa pozitive. Ndonëse Napoli i Hysajt e gjen veten thuajse të eliminuar pas katër sfidave të luajtura, paraqitja e tij personale, goli i shënuar nga Xhaka si dhe ndeshjet e Agollit kundër Atletikos së Madridit, janë mjaftueshëm arsye për ta konsideruar si pozitive paraqitjen e kuqezinjve.

Agolli

STATISTIKAT

Si për ta shtuar këtë vlerësim, është publikuar edhe një statistikë nga UEFA në lidhje me metrat e përshkruara në fushë nga lojtarët e secilës skuadër pjesë- marrëse në fazën e grupeve. Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, renditet si për koeçidencë ne vendin e 34-t, sa edhe numri i fanellës së tij, me 42689 metra të përshkruara në katër sfida që është aktivizuar me një total prej 343 minutash.

sdsds

“Luftëtari” i zviceranëve i lë pas tre shqiptarët e tjerë, Hysajn, Ahmedin dhe Agollin si dhe një sërë kampionësh dhe emrash të mëdhenj. Pas Xhakës, janë edhe  emra si Antuan Grizman me 42689 metra të përshkruara apo edhe Serxhi Roberto që ka vrapuar vetëm 30559 metra.

MESI DHE RONALDO

Mjaft të përmendet që kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, renditet në vendin e 205-të dhe ka përshkruar më shumë metra sesa edhe Lionel Mesi. Kapiteni kuqezi është aktivizuar në vetëm 3 ndeshje me Karabakun duke qenë se sfidën e parë e ka humbur për shkak të dëmtimit, sërish metrat e bëjnë një prej maratonomakëve.

Top 10

Eleid Hysaj renditet i 103-ti me 38229 metra të përshkruara dhe Ahmedi i 183-ti me 31479 metra. Në listën e futbollistëve, të rëndësishëm që mbesin pas shqiptarëve është edhe Kristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 125-të me 36870 metra të përshkruara në katër ndeshjet e fazës së grupeve deri më tani.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"