STATISTIKAT/ Ndër kampionatet më të çuditshme në histori, ja sa gola humbi këtë sezon Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 14:43

STATISTIKAT/ Ndër kampionatet më të çuditshme në histori, ja sa gola humbi këtë sezon Kategoria Superiore

Kampionati i 82-të i cili ka tri javë që ka nisur, është ndër më të çuditshmit në historinë e tij. Po të shohësh me kujdes, skuadrat kanë shterpësi në shënimin e golave. Sidomos ekipet e mëdha: Teuta, Laçi, Partizani, në njëfarë mënyre Tirana. Shpëton vetëm Vllaznia me shtatë gola të shënuar.

Kategoria Superiore 2020

Më rëndë është Kukësi, që ende nuk e ka shënuar qoftë një gol të vetëm. Një çmenduri më vete, sepse vjet nga Kukësi, Tirana e me radhë vinin golat seri. Për ata që e kanë harruar, problemi është largimi i bomberave këtë verë. Nuk janë më pjesë e Superiores për këtë vit më shumë se 124 gola, vetëm në listën e 30 të parëve golashënues të kampionatit.

E kuptoni fare mirë që Shkurtaj, Ngoja, Abazaj, G.Lika, Hasani, Kallaku me shokë janë një humbje shumë e madhe për Kategorinë Superiore dhe sigurisht për ekipet shqiptare.

124 GOLAT E MUNGUAR

LOJTARI GOLAT

SHKURTAJ 22

KALLAKU 14

NGO 13

G.LIKA 10

ABAZAJ 10

GUINDO 10

GRIPSHI 8

HASANI 7

DITA 6

ETHEMI 6

TELUSHI 5

GOXHAJ 5

ZHUNIOR 4

HYGOR 4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"