Statistikat/ Mesi krenohet me golat, Maradona fitoi Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 11:41

Statistikat/ Mesi krenohet me golat, Maradona fitoi Botërorin

Lionel Mesi apo Diego Armando Maradona? Kush është lojtari më i mirë i historisë? Debati vazhdon të bëhet akoma më i nxehtë, sidomos pas ndeshjes që “Pleshti” zhvilloi ndaj Ekuadorit duke shënuar 3 gola dhe duke kualifikuar Argjentinën për në Botëror. Gazeta spanjolle “As” sjell krahasimin mes shifrave, ku secili mund të bëjë zgjedhjen e tij mes dy gjenive të futbollit.

Mesi dhe Maradona

Mesi krenohet dhe është në avantazh ndaj bashkëkombësit të tij për golat e shënuar, ndërsa Maradona sigurisht që ka në favorin e tij trofetë e fituar dhe mbi të gjitha golat e shënuar në fazën finale të Kupës së Botës. Por dy lojtarët më të mirë të viteve të fundit në Argjentinë kanë diç- ka të përbashkët në rrugëtimin që kanë nisur me kombëtaren, pasi kanë debutuar kundër Hungarisë.

Mesi dhe Maradona

Jetëgjatësia e Mesit në ekipin e Argjentinës është një tjetër aspekt, në të cilin triumfon sulmuesi i Barcelonës. Ai deri tani ka luajtur 122 ndeshje me kombëtaren e tij, kundër 90 në të cilat u ndal Maradona. “Pleshti” ka shënuar 61 gola, ndërsa Maradona vetëm 33. Edhe me asiste është më lart sulmuesi aktual i Argjentinës, 38 kundër 18. Debati i përjetshëm vazhdon dhe secili mund të bëjë zgjedhjen e vet.

BONUS I ÇMENDUR – Barcelona është duke bërë gjithçka për të blinduar Lionel Mesin dhe për të rinovuar zyrtarisht kontratën. Në Barcelonë janë të bindur se lojtari nuk do të largohet dhe do vazhdojë të qëndrojë në Katalonjë. Por, interesimi i Mançester Sitit dhe ndonjë ofertë e çmendur në drejtim të tij ka bërë që katalanasit të marrin masat dhe t’i ofrojnë Mesit një bonus të çmendur për rinovimin e kontratës.

mesi

Përveç rrogës vjetore dhe bonuseve të tjera që do të marrë pas golave dhe fitoreve të trofeve të ndryshëm, ai do të marrë 80 milionë paund në momentin që do të pranojë rinovimin e kontratës. Lajmin e bën të ditur gazeta katalanase “L’Ara”, e cila shkruan se ky është objektivi i radhës që kanë drejtuesit e Barcelonës, pasi rinovuan kontratën me Iniestën.

Fjalën e fundit do ta thotë numri dhjetë argjentinas, i cili, me shumë mundësi, do të zgjedhë të qëndrojë në Spanjë për t’u bërë një nga legjendat e klubit blaugranë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"