STATISTIKAT/ Makineri perfekte, ja numrat e Interit “kampion”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 9:21


STATISTIKAT/ Makineri perfekte, ja numrat e Interit “kampion”

Pas përmbysjes së përpara dy javëve me fitoren ndaj Lacios që e projektoi në krye, Interi kaloi edhe “kurthin” Xhenoa dhe duket sikur nuk dëshiron më të tërhiqet prapa. Në pjekurinë e treguar duke mos nënvlerësuar kuqeblutë, prapa qëndron dora e Kontes dhe një grupi gjithmonë e më të bashkuar. Megjithatë, peshojnë edhe statistikat që janë për titull. Zikaltrit po ecin si një rul shtypës, pasditen e djeshme regjistruan fitoren e nëntë radhazi brenda fushe në kampionat për herë të parë nga maji i vitit 2011 atëherë seria arriti në 13, por nëpër shkallët e stadiumeve ishin edhe tifozët që shtynin skuadrën e Leonardos.

lautaro.lukaku.inter.napoli.2020.2021.750x450

Nga barazimi i 8 nëntorit në fushën e Atalantës, me sfidën e së hënës 8 mars që parashikon shkëndija, Lukaku me shokë kanë mbledhur 44 pikë nga 51 në dispozicion. Gjatë periudhës, barazime kundër Romës dhe Udinezes dhe humbja në “Marassi” kundër Sampdorias.

GOLAT – Sulmi i udhëhequr nga Lukaku arriti kuotën 60 gola pas 24 javësh. Nëse vetëm sezonin e kaluar Atalanta arriti kuotën 63, për Interin është kuotë e prekur vetëm dy herë më përpara, 70 vite më parë: në edicionet 1949-’50 dhe 1950-’51. Të vetmit Lukaku dhe Lautaro kanë shënuar 31 në total (respektivisht 18 dhe 13). Me Darmianin golashënuesit e Kontes në kampionat ngjiten në 13 dhe nga kooperativa e golave mbeten ende jashtë Eriksen, Bastoni dhe Jang.

lukaku.lautaro.inter.2020.21.gruppo.esultano.750x450

PRAPAVIJA — Edhe statistikat e mbrojtjes janë mbresëlënëse. Ndërkohë Handanoviç gjatë daljeve të fundit në kampionat ka pësuar vetëm golin rakambolesk të Milinkoviç-Saviçit nga goditja e dënimit. E Kontes nuk është prapavija më e mirë e turneut (24 gola të pësuar), edhe për shkak të 16 golave të pësuar në 8 javët e para (2 për ndeshje). Në 16 javët pasardhëse, mesatarja ka zbritur në 0,5.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/