STATISTIKAT/ Levandovski, rekordmeni i fazës së parë në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2021 | 14:24

STATISTIKAT/ Levandovski, rekordmeni i fazës së parë në Bundesligë

Faza e parë në Bundesligë ka përfunduar, dhe skuadrat po shijojnë pushimet. Gjithsesi si çdo kampionat tjetër, edhe në Gjermani nuk mungojnë statistika mjaft interesante.

LEVANDOVSKI

0 – barazime u shënuan për herë të parë në javën e shtatë të Bundesligës.

3 – lojtarët nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe kanë luajtur të gjitha minutat në fazën e parë. Bëhet fjalë për Kristian Gynter, Robin Knohe dhe Xhonatan Tah.

3 – ishin lojtarët që debutuan në kampionat në një javë të vetme. Kjo ndodhi në javën e 11-të.

4 – ishin golat e shënuar në javën e 14-të nga Patrik Shik kur Leverkusen mundi Fyrthin duke u bërë kështu lojtari i parë çek që arrin një katërgolësh në Bundesligë.

5 – gola shënoi Bajerni i Mynihut ndaj Shtutgartit në javën e 16-të. Këta të fundit u bënë skuadra e parë që pësojnë kaq shumë gola në shtëpinë e tyre për këtë sezon.

6 – fitore në po aq ndeshje të luajtura kohët e fundit ndaj Dortmundit. Bajerni ka fituar të gjitha duelet ndaj Borusias duke vendosur një rekord të ri në kampionat.

6 – gola shënoi Fraiburgu në javën e 14-të ndaj Gladbahut duke arritur fitoren më të thellë në historinë e klubit.

7 – herë u tund rrjeta në ndeshjen Leverkusen-Fyrth, duke bërë që vendësit të shënojnë fitoren më të thellë në historinë e klubit.

7 – golat e shënuar nga Bajerni në fitoren 7-0 ndaj Bohumit ishte dhe rezultati më i thellë në këtë fazë të parë të sezonit.

8 – goditje në kuadrat regjistroi në një ndeshje Leroi Sane, këtë gjë e kishin arritur më parë dhe Serge Gnabri me Robert Levandovskin.

13 – gola radhazi për Robert Levandovskin u regjistruan në javën e 5-të kur polaku tundi rrjetën ndaj Bohumit.

13 – asiste për Tomas Mylerin në këtë sezon, mesfushori i Bajerni u bë kështu mbreti i asisteve në fazën e parë.

15 – ndeshje radhazi për Robert Levandovskin që shënon gol. Polaku shënoi ndaj Fyrthit në javën e gjashtë duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.

16 – gola të pësuar nga Fraiburgu dhe Bajerni në këtë fazë të parë. Të dyja këto skuadra kanë edhe mbrojtjen më të mirë në këtë fazë të parë.

16 – herë shënoi Patrik Shik në 17 ndeshjet e fazës së parë.

30 – javë qëndroi Bajerni i Mynihut i pamposhtur në kampionat. Humbja e parë erdhi në javën e 6-të ndaj Frankfurtit në shtëpi.

37 – javë radhazi Borusia e Dortmundit nuk dështoi të shënonte në kampionat duke vendosur kështu një rekord të ri për sa i përket numrit të golave në Bundesligë.

41 – herë u tundën rrjetat në javën e 14-të. Hera e parë që një gjë e tillë ndodhte që prej sezonit 2001-2002.

42 – gola të shënuar nga Bajerni në transfertë, dhe kjo pa ndërprerje. Një shifër rekord kjo për kampionatin gjerman.

43 – goditje në portë u regjistruan në ndeshjen mes Bajernit dhe Fraiburgut. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Bundesligës.

43 – gola për Andre Silvën në Gjermani. Ai u bë portugezi i parë që arrin një numër kaq të madh golash në Bundesligë.

43 – rrjeta për Robert Levandovskin në këtë vit kalendarik. Polaku arriti këtë shifër në 34 ndeshje të luajtura në kampionat. Ai theu kështu rekordin e Gerd Mylerit që në një vit kishte shënuar 42 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"