Statistikat / Kukësi një fortesë e pamposhtur, Skënderbeu vetëm 1 fitore në përballjet e fundit në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2017 | 10:07

Statistikat / Kukësi një fortesë e pamposhtur, Skënderbeu vetëm 1 fitore në përballjet e fundit në transfertë

Në pesë vite Kukësi ka qenë një fortesë thuajse e pamposhtur për Skënderbeun me përjashtim të dy precedentëve. Precedenti i parë qëndron në Kupë kur në sezonin 2012-2013 bardhekuqtë triumfonin në Kukës me rezultatin 2-3.

Kukesi-Skenderbeu, Shkembi del nga dhomat e zhveshjes

Më pas, për sa i përket kampionatit, në shtatë takimet e zhvilluara mes Kukësit dhe Skënderbeut me blutë e veriut si pritës, korçarët janë mundur plot pesë herë, kanë barazuar një herë dhe kanë fituar vetëm një herë.

kukesi

Por, pavarësisht kësaj, fitorja në Kukës ka qenë pika më e rëndësishëm e Skënderbeut të dy sezoneve më parë, një finale pak a shumë e ngjashme me këtë të së shtunës, kur Lilaj i shërbyer nga Berisha do të çonte në rrjetë atë top duke futur Skënderbeun në garë për titullin kampion.

Kukesi-Skenderbeu

PRECEDENTËT

Kukësi-Skënderbeu 2:0

Kukësi-Skënderbeu 1:0

Kukësi-Skënderbeu 2:1

Kukësi-Skënderbeu 0:1

Kukësi-Skënderbeu 1:0

Kukësi-Skënderbeu 1:1

Kukësi-Skënderbeu 4:3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"