Statistikat/ Juventusi luan ndaj Barçës, italianët 25 ndeshje që nuk munden në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 16:52

Statistikat/ Juventusi luan ndaj Barçës, italianët 25 ndeshje që nuk munden në shtëpi

– Fitorja e Juves 2-0 ndaj Olimpiakosit dhe 2-1 ndaj Sportingut në javën e tretë, e dërgoi në 25 serinë e ndeshjeve pa humbje brenda në të gjitha kompeticioneve të UEFA-s (16 fitore, 9 barazime). Disfatën e fundit në shtëpi e kanë pësuar kundër Bajernit, 2-0 në prill 2013.

juve

– Bilanci i “Zonjës” në ndeshjet brenda përballë kundërshtarëve spanjollë është 15 fitore, 8 barazime dhe 2 humbje. Bardhezinjtë nuk humbasin në shtëpi prej 8 ndeshjesh kundër rivalëve të La Ligës: 5 fitore, 3 barazime. Ata janë mundur vetëm njëherë në 24 sfidat e fundit të luajtura në Torino: kundër Deportivo La Korunjës më 2003/’04 0-1: 15 fitore, 8 barazime.

– Italianët marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për herë të 18-të në total dhe të 6-ën radhazi.

– Bardhezinjtë e kanë arritur fazën me eliminim direkt në 3 sezonet e fundit.

– Bilanci i Barcelonës në transfertë përballë rivaleve të Serisë A është 6 fitore, 9 barazime, 6 humbje. Katalanasit nuk fitojnë në 5 transfertat e fundit në Itali: 3 barazime, 2 humbje.

– Blaugranat i kanë humbur 3 nga 6 transfertat e fundit në Champions, mes të cilave spikasin 4-0 ndaj PSG-së dhe 3-0 ndaj Juves sezonin e shkuar.

– Barcelona nuk është kualifikuar në 1/8-at për herë të fundit në sezonin 2006/’07. Por, në dy sezonet e fundit ata janë ndalur gjithnjë në çerekfinale: ndaj Juves sezonin e shkuar dhe Atletikos në 2015/’16.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"