STATISTIKAT/ Interi tabu për portugezët, por Benfika e pamposhtur në 10 transfertat e fundit në Europë
Inter dhe Benfika do të takohen për të dytin sezon radhazi në Ligën e Kampioneve. Në çerekfinalen e edicionit të kaluar, zikaltrit fituan 2-0 në “Da Luz” dhe barazuan 3-3 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit.
– Benfika nuk e ka mposhtur kurrë Interin në asnjë kompeticion, në 5 ndeshjet e mëparshme portugezët ka arritur 2 barazime dhe kanë pësuar 3 humbje, duke humbur finalen e Kupës së Kampioneve të vitit 1965 dhe duke u eliminuar si në fazën e 1/16-ave të Kupës UEFA 2003-‘04 ashtu edhe në Ligën e Kampioneve në çerekfinale në 2022-’23-shin.
– Në dy ndeshjet në shtëpi ndërmjet Interit dhe Benfikës janë shënuar 13 gola (4-3 në favor të zikaltërve në mars 2004 dhe ajo 3-3 në mars të këtij viti).
– Interi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit në shtëpi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, më shumë se në 13 ndeshjet e mëparshme. Megjithatë, sezonin e kaluar, ata humbën në ndeshjen e parë në shtëpi të fazës së grupeve kundër Bajern Mynihut.
– Benfika është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në transfertë në kompeticionet europiane (6 F, 4 B). Kjo është seria më e gjatë e klubit portugez në Europë. Humbja e fundit jashtë fushe daton në sezonin 2021-‘22, kur në “Allianz Arena” të Mynihut, Bajerni mposhti portugezët 5-2.
– Pas humbjes 0-2 ndaj Salcburgut, Benfika do të përpiqet të shmangë humbjen në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League për të pestën herë në historinë e saj. Skuadra portugeze humbi dy ndeshjet e para hapëse të Ligës së Kampioneve në 2007-’08-ën, 2014-’15-ën, 2017-’18-ën dhe 2019-ën, duke u eliminuar gjithmonë.
– Kundër Real Sociedadit në ndeshjen e parë, Interi regjistroi vetëm 6 goditje (1 në portë), 5 prej të cilave erdhën në 5 minutat e fundit të ndeshjes, duke përfshirë barazimin e Lautaros në minutën e 87-të.
– Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 11-të në Ligën e Kampioneve kundër Real Sociedadit, vetëm Adriano (14) dhe Hulio Kruz (13) kanë shënuar më shumë gola për ekipin italian në kompeticion. Argjentinasi ka shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit në shtëpi të luajtura në këtë kompeticion, pasi ka shënuar vetëm 1 herë në 16 ndeshjet e mëparshme në shtëpi të luajtura më parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"