STATISTIKAT/ Interi nuk bën dot pa “Ninxhën”, belgu në stërvitje për “ciklin e ferrit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 18:19

STATISTIKAT/ Interi nuk bën dot pa “Ninxhën”, belgu në stërvitje për “ciklin e ferrit”

Ka lojtarë të rëndë sishëm dhe lojtarë të pazëvendësueshëm. Është ligji i sportit. Të gjithë janë të rëndësishëm, është e qartë. Por, me llogari të bëra, ekzistojnë elementë, pa të cilët gjithçka vështirësohet: për karizma, aftësi teknike, dinamizëm, ndjesi taktike. Dhe Interi i Luçiano Spaletit në këtë pjesë të parë të sezonit i ka shtuar vlerat këtij koncepti. E thonë statistikat: pa “Ninxhën” zikaltrit vuajnë.

naingolan

KRAHASIM – Sepse është e vërtetë që në mungesë të Raxha Naingolanit, Interi ka gjetur një modul të ri taktik (4- 3-3), që nxjerr në pah vlerat sulmuese të mesfushorëve si Vesino, Galjardini apo Zhoao Mario, apo mund të afrojë me zonën Perisiçin e Politanon; që i lejon Brozoviçit të vrapojë më pak e të jetë më i kthjellët e i saktë në menaxhimin e topit, duke shfaqur edhe një futboll spektakolar. Por, është po aq e vërtetë që pa belgun në fushë, fitorja është thuajse e pamundur për t’u arritur.

Raxha Naingolan

Mes kampionatit e Champions-it, Interi ka zhvilluar 16 ndeshje, 11 me Raxhën në fushë dhe 5 pa të. Në 11 sfidat me mesfushorin zikaltrit numërojnë 82 për qind fitore: 9 suksese, 1 barazim e 1 humbje (me Parmën, në javën e tretë të Serisë A); ndërsa pa të humbjet janë tre (Sasuolo, Barcelona e Atalanta, të gjitha në transfertë), kundrejt vetëm një fitoreje, në transfertën e “Olimpico”-s kundër Lacios, pikërisht kur Spaleti kaloi në skemën 4-3-3.

EKUILIBRA – E jo rastësisht Spaleti pa Naingolanin ka zgjedhur një sistem të ndryshëm loje. “Ninxha”, në fakt, është unik për nga karakteristikat, jo vetëm në skuadrën zikaltër: konsiderohet si simbol i frymës “spaletiane”, përzierje vrapimi, teknike e muskujsh. Pra, një mesfushor total i aftë të garantojë ekuilibër e cilësi.

Nainggolan_MG1_9534

Edhe në këtë front statistikat konfirmojnë si prania apo mungesa e “Ninxhës” pasqyrohet në dy fazat e lojës: me belgun mesatarja e golave të realizuar nga zikaltrit është 1,9 për ndeshje dhe 1,2 pa të; ndërsa për sa u takon golave të pësuar kalohet nga 0,5 për ndeshje me Raxhën te 1,8 kur ai mungon. Kur është i pranishëm në fushë “fluturon” edhe mesatarja e pikëve: 2,5 për ndeshje, më shumë se trefishi kur Interi është i detyruar të bëjë pa të (0,8).

PENG – Sigurisht, nuk është e thënë që me Naingolanin në fushën e Bergamos gjërat do kishin shkuar ndryshe për Ikardin me shokë, por mes notave të stonuara qëndronte edhe mungesa e lidershipit në momentin e vështirësisë, e dikujt që të shkundte shokët e skuadrës, t’i udhëhiqte me një “shkëndijë” jashtë humnerës ku Interi po binte gjatë sfidës me Atalantën.

inter-9-640x402

“Raxha është një lojtar thelbësor, por duhet të rritet në formë”, kujtoi Spaleti edhe pas barazimit kundër Barcelonës, që i parapriu disfatës në Bergamo. Tashmë, Naingolan po shfrytëzon pauzën për t’u rikthyer në formë optimale (mund të jetë gati që me Frozinonen, më 24 nëntor) në prag të Totenhemit, Romës e Juves, tri transferta vendimtare për ecurinë e sezonit. Koncepti është i qartë: Interi nuk mund të bëjë pa “Ninxhën”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"