Statistikat interesante të Serbi-Zvicër/ Tadiç është lojtari më i rrezikshëm i ballkanasve, “helvetët” duan të përsërisin suksesin e Botërorit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 14:05

Statistikat interesante të Serbi-Zvicër/ Tadiç është lojtari më i rrezikshëm i ballkanasve, “helvetët” duan të përsërisin suksesin e Botërorit të kaluar

– Serbia dhe Zvicra janë takuar vetëm një herë në një Botëror, konkretisht në edicionin e kaluar në Rusi, ku helvetët fituan 2-1 me përmbysje, me gola të Xhakës dhe Shaqirit.

SERBI ZVICER

Serbia ka dalë e humbur në ndeshjen e tretë të grupeve të një Botërori, në tri edicionet e fundit, madje duke pësuar edhe të paktën dy gola në secilin prej tre precedentëve.

Zvicra ka dy rezultate nga tre për t’u kualifikuar në 1/8-at e një Botërori. Helvetët nuk kanë humbur asnjë prej ndeshjeve të treta në katër edicionet e fundit (2 fitore dhe 2 barazime).

Pas humbjes 1-0 kundër Brazilit, Zvicra kërkon të evitojë dy humbje radhazi në fazën e grupeve të një Botërori, diçka që nuk ndodh që prej “SHBA ’94″, kur gjunjëzohej përballë Kolumbisë dhe Spanjës.

Në pikën e vetme të marrë në këtë fazë grupesh, Serbia arriti që të shënojë për herë të parë 3 gola në një ndeshje të Botërori, edhe pse ato nuk vlejtën për të shkuar më tej sesa një barazim 3-3.

Zvicra ka humbur vetëm 4 nga 17 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në një Kupë Bote (8 fitore dhe 5 barazime).

Dushan Tadiç është lojtari më i rrezikshëm i serbëve, duke qenë se në 8 ndeshjet e fundit ka qenë protagonist në 8 gola 2 realizime dhe 6 asiste).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"