Statistikat interesante të Itali-Angli/ Kampionët e Europës nuk munden në 5 duelet e fundit ndaj “3 Luanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 14:02

Statistikat interesante të Itali-Angli/ Kampionët e Europës nuk munden në 5 duelet e fundit ndaj “3 Luanëve”

– Ndërsa një vend në finalet e Ligës së Kombeve mbetet një mundësi për Italinë në rast se mund sot në “San Siro” Anglinë, ndoshta objektivi kryesor i kampionëve të Europës do të ishin tri pikët për të siguruar vendin e tyre në Ligën A të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm.

IT AN 1

Të pamposhtur në pesë përballjet e fundit kundër Anglisë, Italia vjen me avantazhin psikologjik ndaj nënkampionëve të Europës, veçanërisht pas triumfit të tyre në “Wembley” me penallti verën e shkuar në finalen e Europianit.

Anglia fitoi medaljen e bronzit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve pasi u renditën në të tretët. Por “Tre Luanët” nuk kanë fituar ende asnjë ndeshje këtë vit në këtë kompeticion (kanë regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje).

Duhet të kthehemi pas në vitin e largët 1966 për triumfin e fundit dhe të vetëm të ishullorëve në Botërorin e luajtur në tokën e tyre. Presioni ndaj skuadrës së Garet Sauthgejtit këtë dimër do të jetë të triumfojë më në fund në finalet e një turneu të rëndësishëm. Por një humbje e Anglisë sot do të sillte rrëzimin e tyre në Ligën B. Vetëm një fitore i mban ata në garë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"