Statistikat interesante të Çelsi-Milan/ Blutë për 3 pikë, kampionët e Italisë sfidojnë tabunë londineze?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 14:25

Statistikat interesante të Çelsi-Milan/ Blutë për 3 pikë, kampionët e Italisë sfidojnë tabunë londineze?

– Duke përjashtuar miqësoret ndërkombëtare, Çelsi dhe Milani janë përballur 5 herë në total. Ndeshja e fundit daton në vitin 1999. Gjithashtu në atë vit ata ishin pjesë e të njëjtit grup të Champions-it. Barazim 0-0 në Londër, 1-1 në Milano. Kuqezinjtë e trajnuar nga Zakeroni përfunduan të fundit dhe nuk u kualifikuan në fazën tjetër, ndërsa londinezët fituan grupin H.

CHE MI

Tri ndeshjet e tjera janë të viteve 1960, pikërisht të vitit 1966. Ndeshja e parë, ajo e kthimit dhe një “play off” i raundit të dytë të Kupës së Panaireve. Blutë fituan, pas një tjetër barazimi, falë shortit të monedhës (“kokë a pilë”).

“Blutë” e Londrës kanë humbur vetëm dy herë në 13 ndeshjet e tyre në shtëpi në Europë kundër skuadrave italiane. Në 11 të tjerat kanë regjistruar tetë fitore dhe 3 barazime. Humbja e parë ka qenë ajo kundër Lacios (1-2) në mars 2000 e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Humbja tjetër ndaj Interit (0-1), në mars 2010, viti i “Tripletës” së zikaltërve.

Olivie Zhiru mund të bëhet lojtari i 10-të që shënon si për Çelsin ashtu edhe kundër Çelsit në Champions. Qendërsulmuesi francez ka luajtur 119 ndeshje zyrtare me londinezët, duke shënuar 39 gola në total në të gjitha kompeticionet.

Ajo ndaj Empolit ishte fitorja e 100-të e Davide Kalabrias me fanellën e Milanit në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo lojtar tjetër aktualisht në ekipin kuqezi.

Kuqezinjtë kanë grumbulluar deri tani të njëjtat pikë(4) të shënuara në gjashtëndeshjet e grupit në sezonit të kaluar në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"