Statistikat interesante/ Milani luan për kryesim, Venecia në kërkim të historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 17:13

Statistikat interesante/ Milani luan për kryesim, Venecia në kërkim të historisë

– Milani kthehet për t’u përballur me Venecian në Serinë A 7150 ditë pas ndeshjes së fundit midis këtyre dy skuadrave (24 shkurt 2002): me atë rast kuqezinjtë fituan 4-1, falë edhe dy golave të vetëm në kampionatin italian nga Havi Moreno.

milanvenezia-800x445

– Milani ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet në Serinë A në shtëpi të luajtura kundër Venecias (7F, 4B): suksesi i fundit lagunar (2-1) mbërrinte në nëntor 1942.

– Milani ka humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e fundit kundër skuadrave të sapongjitura në Serinë A (0-2 kundër Spezias, shkurtin e kaluar): Për kuqezinjtë 13 fitore dhe pesë barazime, me gjithsej 11 porta të paprekura.

– Milani ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit në shtëpi (1B), një hark kohor në të cilin kanë pësuar vetëm një gol; në 10 të mëparshmet, kuqezinjtë kishin arritur të njëjtin numër fitoresh (2B, 5H) dhe mbajtën portën e paprekur vetëm dy herë.

– Me një fitore, Milani do të barazonte 13 pikët e fituara në ligën e fundit pas pesë javëve të para (4F, 1B): do të ishte vetëm hera e katërt me të paktën 13 pikë për kuqezinjtë në këtë pikë të turneut gjatë këtij shekulli (2002/’03, 2003/’04 dhe 2020/’21).

– Venecia fitoi ndeshjen e saj të fundit në Serinë A jashtë fushe kundër Empolit dhe e vetmja herë që ata kanë arritur të paktën dy fitore radhazi jashtë (tri në atë rast) ka qenë përsëri në 1943.

– Fitorja e fundit e Venecias jashtë fushe kundër një ekipi Lombard në Serinë A daton në maj 1947, në tryezë kundër Brescias – suksesi i fundit në fushë ishte në prill 1943, 4-1 kundër Interit.

– Lagunarët kanë pësuar tre nga katër golat e tyre të fundit në Serinë A nga minuta e 89-të e tutje. Goli më i vonë i Milanit deri më tani në këtë ligë është pikërisht i fundit, ai i shënuar nga Rebiçi kundër Juves në minutën e 76-të.

– Vetëm Ivan Iliç i Veronës është më i ri se mesfushori i Milanit, Sandro Tonali në mesin e lojtarëve me të paktën një gol dhe të paktën një asist aktiv në këtë edicion të kampionatit italian.

– Matia Kaldara ka një të kaluar me kuqezinjtë, por me fanellën e Milanit ai nuk ka luajtur kurrë në Serinë A duke koleksionuar vetëm një ndeshje në Kupën e Italisë dhe një në Ligën e Evropës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"