Statistikat interesante/ “Luanët” e rinj vuajnë mungesën e eksperiencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 15:30

Statistikat interesante/ “Luanët” e rinj vuajnë mungesën e eksperiencës

– 25 vjeç e 31 ditë ishte formacioni titullar i Anglisë kundër Skocisë, mosha mesatare më e re e kombëtares së “Tre Luanëve” në një turne të rëndësishëm (Botëror dhe Europian).

Angli Skoci

– Garet Sauthgejt eksperimentoi sërish me formacionin e tij dhe kundër Skocisë ishte ndeshja e 32-të radhazi që Anglia luante me një formacion të ndryshëm titullar, seria më e gjatë që prej 56 ndeshjeve të vendosura gjatë 1990-1996.

-Herri Kejn pati vetëm 10 kontakte me topin gjatë pjesës së parë, më pak se çdo lojtar tjetër në fushë, ndërsa në zonën e Skocisë, kapitenit të Anglisë i dolën të sakta vetëm 2 nga 5 pasime. I izoluar!

– Anglia dështoi që të regjistronte një goditje në kuadrat gjatë pjesës së parë në “Wembley” për herë të parë që prej miqësores kundër Gjermanisë në nëntor 2017, ndërsa hera e fundit që nuk e bënin këtë në një ndeshje kompetitive ishte nëntori i 2014-ës, kundër Sllovenisë.

– Ky ishte barazimi i 17-të pa gola në një turne të rëndësishëm (Europianë dhe Botërorë) për Anglinë, dy më shumë se çdo kombëtare tjetër në historinë e këtyre kompeticioneve.

– Që prej hapjes së “Wembley”-t të ri në vitin 2007, ky ishte vetëm barazimi i dytë pa gola në një ndeshje kompetitive për Anglinë, që kishte barazuar 0- 0 edhe në tetor 2010 kundër Malit të Zi në kualifikuesen e Europianit. Atëherë në stol ishte Fabio Kapelo.

– Xhek Grelish u aktivizua nga stoli dhe fitoi katër faulle për Anglinë, numrin më të madh për një lojtar zëvendësues këtë “Euro 2020” dhe numrin më të madh në një Europian që prej Ederit, i cili fitoi për Portugalinë në finalen e “Euro 2016” kundër Francës 5 faulle.

– Anglia nuk ka pësuar një gol në dy ndeshjet e saj të para të “Euro 2020”. Hera e fundit që kjo nuk kishte ndodhur ishte në “Euro 1992”, kur “Luanët” barazonin dy ndeshjet e para 0-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"