Statistikat interesante, 5 arsyet përse polaku Levandovski është më i miri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 22:25

Statistikat interesante, 5 arsyet përse polaku Levandovski është më i miri

Levandovski vazhdon të jetë mes më të mirëve në botë. Këtë e tregoi edhe fakti që për të dytin vit radhazi, bomberi polak fitoi çmimin si më i miri në botë për 2021-shin. Sulmuesi i Bajernit shënoi një tripletë në fundjavë ndaj Këlnit duke shkuar në 300 gola në Bundesligë, një shifër historike për të.

Leva

Vështirë të gjesh dikë që mendon që Robert nuk është më i mirë për momentin, gjithçka flet për të, ashtu si dhe arritjet në 2021-shin. Më poshtë janë pesë arsyet përse 33-vjeçari ishte fituesi logjik i çmimit të organizuar dje nga FIFA.

1.GOLASHËNUESI MË I MIRË NË EUROPË

Çfarë shifrash! Me 58 gola në ndeshje zyrtare, Leva ishte në vitin 2021 sulmuesi më i mirë në 5 kampionatet kryesore në Europë dhe kjo me një avantazh të dukshëm ndaj rivalëve të tij. Kilië Mbape u rendit i dyti me 43 gola. Për polakun, viti që kaloi ishte më i suksesshmi që nga koha kur debutoi në kampionatin gjerman. Ai theu dhe rekordin e tij personal në 2019-ën kur shënoi 48 gola në një vit. Leva fitoi gjithashtu “Këpucën e Artë” në kampionat falë 41 golave të shënuar në një sezon.

2.ASNJË NDESHJE PA SHËNUAR

33-vjeçari shënoi në 47 ndeshjet që luajti në vitin 2021, 1 gol në 69 minuta. Një shifër që gjithashtu është më e mira në 5 kampionatet kryesore në Europë. Sipas statistikave, polaku ka shënuar katër herë më shumë se sesa ishin parashikuar, këtu hyjnë të gjitha llogaritjet nga rastet që ai ka krijuar.

3.REKORDE NË BUNDESLIGË

Me 43 gola në kampionat në 2021-shin dhe 41 gola në sezonin 2020-‘21, Leva theu dy rekorde që mbaheshin për 50 vite nga Gerd Myler. Këtu hyjnë dhe 120 golat e shënuar në transfertë në kampionatin gjerman, rekord që mbahej me 117 gola nga Klaus Fisher.

4.LOJTARI MË I MIRË NË BOTËRORIN E KLUBEVE

Me fitoren në Botërorin e klubeve në shkurt, Bajerni u bë klubi i dytë në histori që fitonte gjashtë trofe në një sezon. Këtë e kishte arritur më parë vetëm skuadra e Barcelonës. Përveç Bajernit, Leva u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

5.VETËM FITORE NË CHAMPIONS

Në tetë ndeshjet e luajtura në Champions në sezonin e kaluar, Leva shënoi 11 gola. Plot tetë ndeshje të fituara nga skuadra e Bajernit. Polaku ka shijuar plot 22 fitore radhazi në kompeticionin më të madh në Europë për klube. Këtë nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër në këtë kompeticion. Leva shijoi Champions-in e parë në karrierën e tij në vitin 2020, atëherë kur Bajerni mundi në finale Parisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"