STATISTIKAT/ Gola, triumfe dhe kartonë, ja 11 sekretet e Atletiko-Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 19:26

STATISTIKAT/ Gola, triumfe dhe kartonë, ja 11 sekretet e Atletiko-Liverpul

1 gol ka shënuar Diego Forlan në minutën e nëntë në ndeshjen që firmosi triumfin e Atletikos kundër Liverpulit në vitin 2010.

Madrid Liverpul

2 gola kanë shënuar Alavaro Morata dhe Zhoao Feliks në këtë edicion të Ligës së Kampioneve.

3 gola ka arritur të shënojë Mohamed Salah në 3 ndeshjet e fundit. Ai është golashënuesi më i mirë i Liverpulit në Champions me 4 gola në 6 ndeshje.

4 ndeshje kanë pasur mes tyre Atletiko dhe Liverpuli në të gjithë historinë. Bilanci është një fitore për Atletikon, 2 barazime dhe një humbje.

5 ndeshje ka Liverpuli si i pamposhtur në Ligën e Kampioneve me 4 fitore dhe një barazim. 6 tituj Champions League ka fituar Liverpuli në historinë e tij.

7 humbje ka pësuar Liverpuli në 13 ndeshjet e fundit jashtë “Anfield” në kompeticionet europiane.

8 gola ka pësuar skuadra e Jyrgen Klopit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, 3 nga Napoli, 3 nga Salcburgu dhe 2 nga Genku.

9 fitore ka arritur të marrë Liverpuli në 12 ndeshje në turnetë evropianë. Ndeshjet e tjera kanë përfunduar 2 barazim dhe 1 humbje.

10 pikë grumbulloi Atletiko në fazën e grupeve duke u renditur e dyta. Skuadra e Diego Simeones kishte në grup Juventusin, Leverkusenin dhe Lokomotivën e Moskës.

 11 lojtarë të Atletikos janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në këtë sezon të Champions-it (Korrea, Kosta, Hermoso, Herrera, Lodi, Felipe, Morata, Saul, Oblak, Tomas, Koke). Në anën e Liverpulit mbrojtësi Robertson rrezikon të humbasë ndeshjen e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"