Statistikat fantastike/ Gola dhe asiste, pse bomberi polak bëri vitin perfekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 19:51

Statistikat fantastike/ Gola dhe asiste, pse bomberi polak bëri vitin perfekt

Teksa shumë bombera të tjerë nisin të bien kur arrijnë moshën 30- vjeçare, me Robert Levandovskin ka ndodhur e kundërta.

lEVA

Polaku është në kulmin e formës së tij duke qenë protagonist në fushë dhe jashtë saj me fanellën e Bajernit të Mynihut. Viti 2020 ishte më i miri në karrierë për 32-vjeçarin i cili nuk di të ndalet. Këtë e tregojnë edhe statistikat.

* Robert Levandovski është lojtari i parë që në një sezon fitoi tripletën dhe u shpall golashënuesi më i mirë në tri kompeticione. 34 herë shënoi ai në Bundesligë, 14 herë në Champions dhe 6 herë në Kupën e Gjermanisë.

* Leva u shpall gjithashtu lojtari më i mirë nga UEFA dhe FIFA.

* Në dy nga 12 ndeshjet në Bundesligë, Leva shënoi tre dhe më shumë gola për skuadrën e tij. Asnjë lojtar nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës më shumë se ai.

* Në sezonin e fundit, Roberti shënoi 34 gola. Më mirë se ai ka kishte bërë deri tani vetëm ish-bomberi Gerd Myler.

* Por polaku nuk di të ndalet edhe në sezonin e ri në Bundesligë. Ai ka shënuar deri tani 17 gola duke u renditur i pari.

* Në pesë ndeshjet e para të kampionatit, Leva shënoi 10 gola duke bërë më mirë edhe se Gerd Myler.

* Tetë herë gjatë vitit 2020, Leva ka shënuar 2 ose më shumë gola për skuadrën e tij.

* 32-vjeçari kishte shënuar në nëntë ndeshje radhazi në Champions duke u ndalur në finalen ndaj Parisit kur ai nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

* 2020-ta ishte magjik për polakun që fitoi pesë trofe me Bajernin.

* Por numri 9 i bavarezëve nuk di vetëm të shënojë pasi në këtë vit ai ka qenë protagonist në 16 asiste të dhëna për shokët e tij.

* Me golin e tij në Bilefeld, Leva u bë lojtari që u shënoi të 18 skuadrave në Bundesligë.

* Që pas rinisjes së futbollit pas Koronavirusit, Roberti ka shënuar 19 gola në 13 ndeshje në kampionat.

* Gjithsej, 55 gola në ndeshje zyrtare për Levandovskin.

* Goli në Leverkusen ishte i 66-ti për polakun.

* Në 102 ndeshje të kampionatit në “Allianz Arena”, numri 9 i Bajernit ka shënuar plot 108 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"