Statistikat e trajnerit/ Apolonia e Mërgjyshit, jo ajo e tri sezoneve më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 17:57


Statistikat e trajnerit/ Apolonia e Mërgjyshit, jo ajo e tri sezoneve më parë

Vazhdon ecuria jo e mirë për bardhejeshilët e trajnerit Mërgjyshi. Barazimi në Fier me Besën është një tjetër rezultat aspak i kënaqshëm për fierakët.

mergjyshi

Prej 3 javësh radhazi, Apolonia e ka harruar fitoren, teksa ka koleksionuar 2 barazime (0-0 me Shënkollin, 1-1 me Besën) dhe 1 humbje (1-2 me Pogradecin), me 2 pikë të marra nga 9 të mundshme. Me Besën humbja e Apolonisë është rrezikuar seriozisht, pasi barazimi ka ardhur vetëm në të 89′ nga penalltia e Hysenshahajt. Në një kampionat ku skuadrat po bëhen gjithnjë e më pragmatiste, pak rëndësi ka volumi dhe niveli i lojës para rezultatit.

Nëse Apolonia e përmirëson lojën javë pas jave, por çedon te pikët, askujt nuk i vlen ky raport. Finalizimi vazhdon të mbetet pjesa më problematike e kësaj skuadre. Në 4 javët e fundit, vetëm 3 gola të shënuar nga Apolonia, 2 prej tyre me penallti dhe në fushën e vet e në minutat e fundit (88′ ndaj Ilirisë 1-0 dhe 89′ ndaj Besës 1-1.

Klejdi Branica, kryeshënuesi i Kategorisë së Parë sezonin e kaluar, nuk po e gjen veten, vetëm 3 gola të shënuar në 7 javë dhe 2 me penallti. Në 3 javët e fundit po “agjëron”, çka tregon se sulmuesi ka ende ngërç. Por, nuk është faj individual, sepse skuadra funksionon në grup. “Arnimi” në mbrojtje me lojtarë të përshtatur pritej të krijonte probleme, por ja që gjërat po çalojnë në sulm.

KRAHASIMI – Trajneri Mërgjyshi “po shtrëngon nofullat”, pasi nuk është kjo skuadra që pretendon. Kryeqytetasi gjithmonë ka ndërtuar skuadra agresive, me produkt në lojë, por edhe në gola e pikë. Për statistikë krahasimore, Mërgjyshi e ka drejtuar Apoloninë në Kategorinë e Parë edhe sezonin 2015-2016 dhe në 7 javët e para pati këtë bilanc: 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, 13-8 golavarazhi dhe 12 pikë. Atë sezon për Apoloninë luanin futbollistë si Dimo, Kaja, Broshka, Uzuni, Krasniqi, Fili, Rajkoviç etj.

ff

Këtë kampionat, skuadra e të njëjtit trajner është më e dobët, ka 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, me golavarazhin 8-6 dhe 11 pikë. Nëse e krahasojmë me sezonin e kaluar, kur skuadra drejtohej nga Mariol Miho, këtë vit Apolonia ka ecuri më të mirë. Në 7 javët e para të sezonit të shkuar fierakët kishin 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Golavarazhi ishte 4-4 dhe 9 pikë të grumbulluara.

Bujar Rama




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com