Statistikat e Tiranës, ja dy lojtarët që kanë më shumë minuta te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 12:25

Statistikat e Tiranës, ja dy lojtarët që kanë më shumë minuta te bardheblutë

Tefik Osmani dhe Idriz Batha janë dy lojtarët, të cilët kanë qenë në fushë në 12 takimet e zhvilluara deri tani në Kategorinë Superiore. Ama, edhe pse nuk kanë humbur një sfidë, minutat nuk i kanë të plota. Në krye të aktivizimeve është Idriz Batha. Lojtari është aktivizuar 1036 minuta. 

idi batha

Në vendin e dytë është Tefik Osmani me 1002 minuta. Futbollistët janë të vetmit që kanë kaluar kufirin e një mijë minutave. Në vendin e tretë Erjon Hoxhallari me 874 minuta në 10 takime dhe Hasani e Kobina më shumë se 800 minuta. Pesëshen më të mirë e mbyllin dyshja Imami dhe Ngo që janë aktivizuar në 9 sfida të plota.

tefik osmani

Nga ana tjetër, gjashtë sulmuesit e Tiranës, Ngo, Muçi, Torasa, Kale Dunga dhe Halili të gjithë së bashku kanë shënuar 12 gola, po aq sa edhe Naubueze i Laçit, por me ndryshimin që paguhen të gjithë së bashku rreth 25 mijë euro.

Tirana nuk është aspak “fair”, pasi ka marrë 30 kartonë të verdhë e dy të kuq në 12 javë, me një mesatare 2.5 kartonë në takim. Halili dhe Kale ndërrohen shpesh, sepse gjashtë herë kanë lënë lojën, në 11 dhe 10 ndeshje të aktivizuar. Dunga-Muça-Muçi janë mbretërit e aktivizimit nga stoli, pasi janë aktivizuar nga 5 herë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"