Statistikat e Superiores/ Bilanci pas 5 ndeshjeve në dy sezonet e fundit, Partizani i Dajës lë pas atë të Lerdës. Të kuqtë këmbejnë vendet me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 22:00

Statistikat e Superiores/ Bilanci pas 5 ndeshjeve në dy sezonet e fundit, Partizani i Dajës lë pas atë të Lerdës. Të kuqtë këmbejnë vendet me Tiranën

Kampionati shqiptar prodhon surpriza të reja nga sezoni në sezon. Teksa 2020-2021 ka zhvilluar 5 javët e para, dallohen mjaft ndryshime në krahasim me ecurinë e Kategorisë Superiore pas 5 ndalesave në edicionin 2020-2021.
Kategoria Superiore 2020

Nëse Partizani sot mori kryesimin, një vit më parë Tirana udhëhiqte kampionatin shqiptar. Partizani i Dajës ka grumbulluar e pikë më shumë se ai i Franko Lerdës (10 pikë kundrejt 7 pikëve). Nga ana tjetër, bardhebluve të Nevil Dedes u mungojnë 5 pikë në krahasim me edicionin e kaluar, kur Mema kishte grumbulluar 10 pikë në 5 javë.
VLLAZNIAAAA

Progres të dukshëm ka bërë Vllaznia. Një vit më parë maqedonasi Mirsad Jonuz kishte të hipotekuar 5 pikë në 5 javë, ndërsa gjermani Brdariç ka bërë më mirë se kolegu ballkanas duke marrë aktualisht 10 pikë në 5 javë. Jo vetëm kaq, por Vllaznia këtë sezon renditet me pikë të barabarta me Partizanin në vendin e dytë, ndërsa vjet ndodhej në vendin e shtatë.
Kukesi festa

Kukësi në krahasim me vitin e kaluar është 3 minus. Pas 5 takimeve, Duro e rendiste skuadrën në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa këtë sezon fillimi i keq i kampionatit ka bërë që Gega dhe zv.trajneri Hallaçi të marrin 7 pikë dhe aktualisht ndodhen në vendin e pestë.
Ahmataj Skenderbeu

Rënie të dukshme ka pësuar Skënderbeu. Nëse vjet Ilir Daja kishte 9 pikë, Ahmataj ka marrë vetëm 4 pikë, por pa harruar të theksojmë se tekniku aktual i Partizanit kishte një kontingjent më cilësor se ai i Ahmatajt.

Laçi dhe Teuta përafërsisht kanë të njëtjën ecuri me një vit më parë (kurbinasit 2019-2020 5 pikë, sivjet 6 pikë; Teuta vjet 8 pikë, këtë sezon 7 pikë).

RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE PAS 5 JAVËSH, SEZONI 2019-2020
RENDITJAA

RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE PAS 5 JAVËSH, SEZONI 2020-2021
2020 2021
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"