Statistikat e sfidës Kastrioti-Dinamo/ “Nëndetësja” 11 vite pa fitore ndaj krutanëve, ja lojtarët më të shtrenjtë të momentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 11:29

Statistikat e sfidës Kastrioti-Dinamo/ “Nëndetësja” 11 vite pa fitore ndaj krutanëve, ja lojtarët më të shtrenjtë të momentit

Baraspeshë totale për sa i përket statistikave të sfidës mes Kastriotit dhe Dinamos që do të luhet ditën e sotme në orën 13:45. Në 20 përballje në total, 8 herë kanë fituar krutanët, 8 herë kryeqytetasit, ndërkohë që 4 sfida janë mbyllur në barazim.

Kastrioti vs Dinamo

Triumfi i fundit i Kastriotit daton më 15 shkurt të vitit të kaluar me rezultatin 1-0, ndërkohë që Dinamo ka plot 11 vite që nuk fiton një ndeshje ndaj ekipit krutan. Për sa i përket lojtarëve më të shtrenjtë të momentit, Agim Ibraimi është te blutë me vlerën aktuale 300 mijë euro (sipas transfermarkt), ndërkohë që te Kastrioti është Mudrazija (200 mijë euro).

STATISTIKA PËR KASTRIOTI-DINAMO:

Ndeshje në total: 20

Fitore, Kastrioti: 8

Barazime: 4

Fitore, Dinamo: 8

Golavarazhi: 17-25

Fitorja e fundit e Kastriotit: 15 shkurt 2020, 1-0

Barazimi i fundit: 21 prill 2018, 1-1

Fitorja e fundit e Dinamos: 1 nëntor 2010, 1-2

Vlera në total e ekipit: 2.25 milionë euro – 4.50 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë: Marin Mudrazija (200 mijë euro) – Agim Ibraimi (300 mijë euro)

Mosha mesatare e ekipit: 24 vjeç – 24.7 vjeç

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"